-
Bazuar në pajisjet më innovative të transmetimit dhe rrjetin e fibrave optike, ATU prezanton shërbimin e Aksesit të Dedikuar të Internetit në të gjithë vendin. Shërbimet e Dedikuara të Internetit përfshijnë kapacitete që varjojnë nga 50-100 Mbps për segmentin e korporatës nga 100 – 500 Mbps për segmentin lokal të ISP-ve dhe nga 500 – 1,000 Mbps për segmentin Kombëtar ISP.
Ky shërbim i jepet ofruesve Kombëtar dhe Lokalë të Internetit, dhe bizneseve të korporatave të cilat kërkojnë shërbime broadband si dhe akses të dedikuar në rrjetin backbone të ATU-së.
-
- - Dhjetor 2010: Fillimi i punimeve
- - Prill 2011: Përfundimi i segmentit Tiranë-Kapshticë
- - Korrik 2011: Segmenti Tiranë-Kapshticë bëhet operativ
- - Gusht 2011: Përfundimi i segmentit Tiranë-Morinë
- - Nëntor 2011: Segmenti Tiranë-Morinë bëhet operativ
- - Dhjetor2011: Përfundimi i segmentit Tiranë-Shkodër. Punimet vazhdojnë drejt Hanit të Hotit.
Është ndërtuar mbi 600km infrastrukturë rrjeti. Është instaluar mbi 450km fibër. Janë shpërndarë më tepër se 7 Pika Prezence në qytetet kryesore të Shqipërisë. Rrjeti ATU përfundon në kufinjtë me çdo shtet fqinj.
-
Gjatë forumit të 3të Infocom, më 6 Dhjetor 2011, ATU-së i është dhënë çmimi i përsosmërisë për realizimin e "Shtrirjes së fibrës optike në territorin shqiptar".
Z. Sophocles Stathoulis, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë, pranoi këtë çmim në emër të ATU-së. Gjatë fjalimit të tij, Z. Stathoulis informoi mbi ecurinë e kompanisë dhe zhvillimet e mëdha që infrastruktura backbone mund dhe do të sjellë në tregun Shqiptar.
-
Forumi i 3të Shqiptar i Telekomunikacionit InfoCom (www.infocomalbania.com) do të mbahet të martën, më datë 6 Dhjetor 2011 pranë hotel Sheraton Tirana, Shqipëri dhe pritet të jetë tërheqja kryesore për industrinë e Telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit.
ATU, midis kompanive lider në tregun vendas të Telekomunikacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, merr pjesë në forum si “gold” sponsor.
Me fokus drejt të ardhmes, tema kryesore e Forumit të 3të Shqiptar të Telekomunikacionit InfoCom është “Shqipëria Dixhitale: Në Rrugën drejt Brezit të Gjerë”. Vendi është aktualisht në një pikë kthese kur duhet marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen dixhitale të tij, sepse priten zhvillime të mëdha dhe të shpejta në përpjekjet për t’u bashkuar me institucionet europiane.
-
Një epokë e re e teknologjisë së transmetimit me fibër optike ka nisur në Shqipëri. Albanian Telecommunications Union (ATU), ofruesi me inovativ i shërbimeve me kapacitete të mëdha në Shqipëri, njofton zyrtarisht se ka përfunduar fazën e parë të ndërtimit të rrjetit me fibra optike dhe se është gati të ofrojë shërbime për kompanitë dhe organizatat e interesuara ne tregun vendas.
ATU ka nisur më 13 dhjetor 2010 ndërtimin e një rrjeti krejtësisht të ri, me fibër optike, dhe njofton gadishmërine për të operuar pjesa e parë e këtij rrjeti që lidh disa prej qyteteve më të mëdha të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec dhe Korcë). ATU ofron edhe mundësinë e lidhjeve ndërkombëtare me shtetet fqinje të cilat aktualisht janë Greqia, Maqedonia dhe Italia.