Harta e rrjetit tregon itinerarin e shtrirjes së fibrës optike dhe Pikat e Prezencës (PoP-et), të cilat janë instaluar në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Çdo PoP do të shërbejë si një qendër e vogël të dhënash me qëllim që të strehojë pajisjet e telekomit dhe pajisjet IT të emergjencës së ATU dhe klientëve, duke bërë të mundur në këtë mënyrë që çdo klient të krijojë një PoP kryesor për shpërndarjen e shërbimit në çdo qytet ku ka interes.
Të dhëna mbi rrjetin
- 750 km fibër
- Pika Prezence në 12 qytete me pajisje aktive. Përkatësisht: Tiranë (Kashar), Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Shkodër, Reps,Kukës, Fier, Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër.
- 20 qytete me mundësi për lidhje direkte me rrjetin tonë. Përkatësisht: Tiranë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Elbasan, Librazhd, Pogradec, Korçë, Krujë, Laç, Lezhë, Shkodër, Mirditë, Kukës, Lushnje, Fier, Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër.
- 4 shtete fqinje: Përkatësisht: Mali i Zi, Kosova, Maqedonia (Ish Rep. Jug. Maq.) dhe Greqia